“Vjosa është veç deputete”, Canaj sfidon Pantinën: Shqipe, veç Osmani po shkon në takimet për qeverinë

Vjosa Osmani është bërë shkak për një debat të ashpër mes analistit Blerim Canaj dhe Shqipe Pantinës të LDK-së në emisionin “Click” në RTV21, teksa po diskutohej për zhvillimet e fundit në LDK.
Debati nisi pasi Pantina tha se Vjosa Osmani nuk ushtron më asnjë funksion në LDK dhe, sipas saj, nuk mund të mbahet përgjegjëse për vendimet e partisë.
“Vjosa Osmani nuk është asgjë më shumë sot se një deputete në listën e LDK-së. Kurrfarë funksioni tjetër s’ka, prandaj nuk mundem me kërku përgjegjësi prej saj”, deklaroi Pantina.
Nga ana tjetër, Canaj insistoi se presidentja vazhdon të ketë ndikim të konsiderueshëm brenda LDK-së, duke përmendur edhe përfshirjen e saj në takimet politike.
“Po Shqipe veç Vjosa Osmani po shkon në takim për me fol për qeverinë. Ajo ka shumë peshë brenda LDK-së, madje më shumë edhe se nënkryetari”, tha Canaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?