Kaloni te përmbajtja kryesore

“Dikush po e pin duhanin tinza në LDK”, çfarë po ndodh me fatin e Abdixhikut?

Situata e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe debati për të ardhmen e kryetarit Lumir Abdixhiku u diskutuan në “Click” të RTV21, ku pati ”përplasje të forta” mes analistëve Blerim Canaj, Emanuel Demaj dhe Shqipe Pantinës të LDK-së.

Gjatë debatit u diskutua edhe mundësia që Lutfi Haziri të jetë një figurë më e pranueshme për sigurimin e votave në rast të një kandidature për president.

E pyetur nga Canaj nëse Haziri do t’i siguronte votat e nevojshme, Pantina u shpreh se ai do të ishte më i pranueshëm.

“Do të ishte më i pranueshmi. A i bën votat? Me patjetër. Lutfi Haziri më lehtë i bën votat se Vjosa Osmani”, tha Pantina.

Ndërkohë, Emanuel Demaj deklaroi se në Kuvendin e ardhshëm të LDK-së, Abdixhiku do të ketë më shumë mbështetje.

“Në këtë Kuvend, mbajeni mend, Abdixhiku ka me marrë më shumë përkrahje”, tha Demaj.

Kjo deklaratë u kundërshtua në studio, ku u kërkua sqarim se mbi çfarë ishte bazuar ky vlerësim.

”Nga kush i ke këto informacione?”, pyet Pantina.

Demaj deklaroi se nga 148 nënshkrime, vetëm 110 janë kundër Abdixhikut, ndërsa kjo u vu në pikëpyetje gjatë debatit.

Në vazhdim, Canaj komentoi zhvillimet brenda LDK-së duke thënë se “dikush po e pin duhanin tinza në LDK”.

Ai më pas iu drejtua Demajt me deklaratën, “Je bërë si Dejona Mihali edhe ti”, ndërsa Demaj reagoi me ironi duke thënë se informacionet po vijnë nga “Dejona Mihali”.

Në fund të debatit, Canaj paralajmëroi për pasojat që mund të ketë një përçarje e mëtejshme brenda LDK-së.

“Nëse dojnë me shkatërru LDK-në, le ta bëjnë. Gëzohet çdo ditë Albin Kurti”, tha Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button