Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin nga Istogu

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për një rast të rëndë penal të ndodhur në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Bëhet fjalë për Vezir Haziraj, rreth 28-vjeçar për të cilin Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, Haziraj dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”, i cili ka ndodhur më 7 gusht 2026 në fshatin Orrobërdë të Istogut.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari konsiderohet i armatosur.

Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij mund ta raportojë rastin në 192 ose në numrin pa pagesë 0800 19 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo adresës elektronike të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button