Kaloni te përmbajtja kryesore

Pantina: Nuk është fer t’i joshësh njerëzit me poste që nuk i ke

(Lajm i përditësuar)

Pantina: Nuk është fer t’i joshësh njerëzit me poste që nuk i ke

Shqipe Pantina në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se lobimi në politikë është një praktikë legjitime, por ka kritikuar ashpër, sipas saj, përpjekjet për të joshur deputetët me premtime për poste që nuk mund të garantohen.

Pantina tha se për LDK-në një qasje e tillë është e pandershme dhe e papranueshme.

“Për mua është legjitim me lobu, por ajo që nuk është legjitime, nuk është ferr dhe nuk është e ndershme është me u ofru pozita të cilat as nuk i ke. I josh njerëzit. Ka pasur të tilla dhe ka edhe tash. Nuk mund të flas me më shumë kompetencë për raste të tilla, por kjo është e pandershme dhe këtë unë nuk mund ta toleroj”, deklaroi Pantina.


Pantina ”godet” Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi

Shqipe Pantina, ka kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se humbjet e njëpasnjëshme zgjedhore kërkojnë përgjegjësi politike.

Duke folur në emisionin “Click” në RTV21, Pantina tha se një kryetar partie që humb tri herë radhazi zgjedhjet duhet t’i hapë rrugë ndryshimeve në udhëheqje.

“Abdixhiku duhet të shkojë në shtëpi. Një kryetar partie që i humb tri herë radhazi zgjedhjet, duhet të lirojë rrugë. Me këtë nuk dua të them që duhet të largohet nga partia, por jo të jetë më në krye të saj, sepse strategjia e tij ka dështuar”, tha Pantina.

Ajo shtoi se ka pritur që Abdixhiku të reflektojë pas dorëheqjes së paralajmëruar në dhjetor, duke dhënë sinjale për një ndryshim në drejtimin e partisë.

“Kam pritur nga Abdixhiku që në dhjetor, kur e ofroi dorëheqjen, ta japë atë dhe të reflektojë”, u shpreh Pantina.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button