Kaloni te përmbajtja kryesore

​Tragjedia me tren në Pejë, Nikçi: Prokuroria ka nisur hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.

Lidhur me rastin, për KosovaPress ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe prokurori i shtetit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, deklaroi Nikçi.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit fatal, Trainkos ka njoftuar për anulimin e dy linjave hekurudhore në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit të kompanisë, janë anuluar trenat me numër 760 dhe 4201, ndërsa treni me numër 4200 do të vazhdojë qarkullimin sipas orarit të planifikuar.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me rastin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:32, kur treni që po qarkullonte nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës ka goditur një person, e ku si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button