Kaloni te përmbajtja kryesore

​Një person gjendet në gjendje të rëndë në bodrumin e një ndërtese në Pejë, vdes gjatë rrugës për spital

Një burrë ka humbur jetën në Pejë, pasi ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një ndërtese.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:33, kur një qytetar ka raportuar se kishte parë një person të shtrirë në bodrum.

Ekipi mjekësor e ka transportuar viktimën në Spitalin e Pejës, por aty është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button