Pezullohen dy linja hekurudhore pas aksidentit fatal në Pejë

Dy linja hekurudhore në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar këtë të hënë, pas aksidentit të rëndë në të cilin një grua humbi jetën pasi u godit nga treni në Pejë.
Trainkos njoftoi se janë anuluar trenat me numër 760 dhe 4201, për shkak të, siç thuhet, “rrethanave të papritura”.
Ndërkohë, treni me numër 4200 do të vazhdojë qarkullimin sipas orarit të planifikuar.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Trainkos.
Më herët gjatë ditës, një grua humbi jetën pasi u godit nga treni në Pejë. Lidhur me rastin, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?