Kaloni te përmbajtja kryesore

Serbët në Graçanicë kërkojnë lirimin e Milenkoviqit, i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

Në Graçanicë po protestohet sërish për të kundërshtuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq.

Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.

Për Milenkoviqin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanicës, Liliana Shubariq dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiq.

“Anamorava është me Vuçiqin”, “Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” dhe “Liri për të gjithë serbët e arrestuar”, po shkruan në pankartat e protestuesve. /kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button