Kaloni te përmbajtja kryesore

Samiti i Evropës Juglindore, Osmani përsërit përpjekjet e Kosovës për siguri dhe stabilitet

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore, nga ku tha se përsëriti përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për të punuar me partnerët për siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Theksova përkushtimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike. Unë e përgëzoj presidentin Jakov Milatoviq për një organizim të suksesshëm”, shkroi Osmani në Twitter.

Samiti po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Osmani iu bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button