Kaloni te përmbajtja kryesore

QKUK bashkë me spitalet rajonale kanë 54 pacientë më pak të shtrirë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bëri të ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve.
Sipas raportit të punës për datën 08.09.2021, për dallim nga dita e djeshme, QKUK bashkë me spitalet rajonale kanë 54 pacientë më pak të shtrirë.
Momentalisht, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1 mijë e 120 pacientë. Prej tyre, 986 të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensive.
Në QKUK janë 407 pacientë të shtrirë, prej tyre 355 në oksigjeno-terapi.
Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 100 pacientë, në Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 103 pacientë, në Klinikën Infektive III ( Interno) 74 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 94 pacientë, në Mjekimin Intensiv COVID-19 janë të shtrirë 21 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 15 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë.
Kurse në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 713 pacientë, 578 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 602 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 163 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 87 pacientë, në Spitalin e Pejës 203 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 101 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 28 pacientë, në
Spitalin e Mitrovicës 54 pacientë dhe në Spitali e Ferizajt 77 pacientë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button