Kaloni te përmbajtja kryesore

Zaev: Dita e pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut

 
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, uroi ditën e pavarësisë 8 shtatorin, duke e quajtur si një nga datat më të ndritshme të historisë të Maqedonisë së Veriut.
“8 shtatori, Dita e Pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut. Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona janë mbledhur. Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vlleh, boshnjakë… Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët, Gëzuar Jubileun – 30 vjet pavarësi. Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut“, shkruan Zaev.
Sot bëhen 30 vjet nga shpallja e Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe sovran./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button