Sveçla pas kapjes së kokainës: Kosova s’do të jenë qendër e prodhimit apo shpërndarjes së substancave të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot ka reaguar pas kapjes së rreth 9 kg kokainë në Vërmicë.
Minsitri ka deklaruar se policia përveç angazhimit maksimal në respektim të masave Covid-19, vazhdon punën në luftimin e krimit të organizuar.
Sveçla ka theksuar që Kosova nuk do të jenë as qendër e as transit i prodhimit apo shpërndarjes së substancave të tilla.
“Falë bashkëpunit me Doganën dhe Policinë e Shqipërisë, mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë konfiskuar rreth 9 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë. Lidhur me këtë, janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe të njejtit tani gjinden në mbajtje. Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në luftimin e krimit të organizuar dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme, që të vendosë para drejtësisë të gjithë personat që janë pjesë apo bashkëpunëtor të krimit.”, ka shkruar Sveçla në facebook.
Ndryshe, mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth 9 kg në Vërmicë, substancë narkotike e llojit kokainë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?