Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Kësaj qeverie nuk i beson kurrkush më

(Lajm i përditësuar)


Peci: Kësaj qeverie nuk i beson kurrkush më

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se në bazëtë kontakteve dhe analizave të tij ka rënë besimi ndaj QeverisKurti.

“Kësaj qeverie nuk i beson kurrkush më , edhe nuk kanë kredibilitet jashtë edhe tash është e qytetarëve me venod se çka po dojnë me bo”, tha ai.


Peci: Skandaloze, ambasadat organizime elekorale në diapsporë

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED në emsonin “Click” në RTV21 tha se shërbimi diplomatik i Kosovës po bën diçka që nuk ka nododhur deri më tani duke organizojnë takime me diasporë në të cilën po bëhet fushaë zgjedhore.

“Kjo është skandaloze është shpërdorim i fondeve publikë është për çështje elektorale”, tha Peci


Peci për Kurtin dhe opozitarët: Për interesa elektorale po e vënë në bixhoz të ardhmen e Kosovës

Analsiti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 tha se nëse do të ishte në vend të kryeministrit Kurti do ta dërgonte sot Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi një problem se kryeministri dhe liderët opozitare, heqe këtu Haradinajn janë duke luajtur me idenë e Asociacionit edhe për interesa elektorale janë duke e vë në bixhoz të ardhmen e Kosovës”, tha ai.


Peci: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, Trump mund t’i tërheq trupat amerikane nga Kosova

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED në emsonin “Click” në RTV21 foli edhe për Asociacionin, sipas tij jo vetëm Kurti por kushdo që vjen në pushtet do të obligohen ta zbatojnë Acoiacionin ose në të kundërtën sipas tij Kosova do ta humb mbështetjen amerikanë.

“Administrata e Trumpit nuk ka kohë me zgjatë me neve se ka probleme shumë më të mëdha, edhe në atë rast po dua ta them nuk duhet që ta heqim nga opsioni edhe tërheqjen e truave amerikane nga Kosova nëse Kosova luan këtë lojë edhe më tutje”, tha ai.

 


Peci: Nëse i bie popullariteti për vota , Kurti mund të ndërmarrë aksion në veri

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED tha në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për veriun e vendit, tha se nësë kryeministrit Kurti i bie popullariteti ka rrezik që të ndërmarrë aksion atje.

“Gjëja me delikate kishte me qenë nëse i prek insitucionet shëndetësisë dhe ato të arsimit në këtë rast konflikti në veri është i pashmangshëm nuk ka dreq që e ndalë , edhe ky do të ishte gabimi më i madh që mund ta bënte Kurti”, tha ai.

Madje ai shtoi se një gjë e tillë mund të shfrytëzohet në këta tre muaj për çështje elektorale.

” është opsion i cili mund të bëhet nëse vërehet që po bie poppullariteti në vota” , tha ai


Peci: Ideja për shëmbim territoreve dhe bashkimi me Shqipërinë mashtrimi më i madh që i është bërë popullit

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED e quajti mashtrim të madh se me dhënien e veriut Kosova do ta marrë Preshevën e pastaj do të ndodh bashkimi më Shqipërinë.

“Ky është mashtrimi më i madh që iu është bërë popullit të Kosovës me idenë e shkëmbimit që si këmbim do të kemi bashkimin me Shqipërinë”, tha Peci në emisionin “Click” në RTV21.


Peci: Shkëmbimi i territoreve ide në kohën e Mogherinit, një pjesë e Evropës tenton ta identifikojë me Trumpin

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED tha në emisionin “Click” në RTV21 se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka bazën në ëashington por ide e propozuar në kuadër të dialogut në kabientin e Mogherinit.

Sipas Pecit një pjesë e Evropës idenë e shkëmbimit të territoreve ‘ndarjes së Kosovës” ta dëshiron ta identifikojë me presidencen e Trump./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button