Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Kosova qëndron në udhëkryqin më të madh politik dhe ekzistencial

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku mbajti fjalim në tubimin në Prishtinë. Ai këtë tubim e quajti vulë e momentumit të mirë.

“Më e madhe është kjo kënaqësi, kur takohemi kështu, kaq shumë, në një vend, si vulë e momentumit tonë të mirë, si një frymë e pandalshme për ndryshim! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku para anëtarëve të 5 degëve të Prishtinës.

Ai tha se sa herë që gjërat shkojnë keq e mbrapshtë, qytetarët kanë një adresë të vetme për të zgjidhur këto probleme.

“Kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.

“Kur gjërat shkojmë keq dhe mbrapsht dhe kur eksperimentet përfundojnë ata kanë një adresë dhe kanë një drejtim dhe një shtëpi të vetme – Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK-ja është ngritur në këmbë dhe kur LDK-ja ngrihet më këmbë s’ka asgjë që e ndalë. Kosova qëndron në udhëkryqin më të madh politik dhe ekzistencial që nga themelimi i saj. Në këtë udhëkryq duhet të kuptohet edhe zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi bëhen për të përcaktuar fatin e Kosovës. Bëjmë thirrje për ndryshim të madh politik në Kosovë, thirrje për ndryshim për rrugën e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai



LDK nis “Tubimin e Ndryshimit”

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ora 19:00 ka nisur ‘Tubimin e Ndryshimit’, në Prishtië.

Ashtu siç është paralajmëruar në këtë tubim masiv, do të prezantohen kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas kryeqytetit ky tubim do të vazhdojë nëpër qytete tjera të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button