Kaloni te përmbajtja kryesore

Lama: Nëse vjen Grenell mund të ketë reaksion jo-bashkëpunues nga Qeveria Kurti

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se ideja e tema e shkëmbimit të territoreve u rikthye me zgjedhjen e Trumpit president të SHBA-së, pasi  sipas Lamës një gjë e tillë është diksutar gjatë kohës së mandati të tij të parë si President i Amerikës.

“Mund të rikthehet edhe për axhendën e Serbisë, është në interes të saj…dhe një pjesë e territorit të Kosovës do të ishte një fitore për shtetin serb megjithëse nuk është e tillë sepse pjesa më e madhe e serbëve jetojnë poshtë Ibrit dhe do të ishte një formulë …kështu që frika ekziston duke pasur parasysh administratën Trump”, tha Lama.

Ajo shtoi se nëse vjen Grenell Kosova mund të ketë probleme.

“Mund të ketë reaksion nga ana e Qeverisë Kurti, një reaksion i cili mund të jetë kontradintor mund të jetë krejtësisht jobashkëpunues”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button