Nuk kishte prova, lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të martën ka liruar nga arresti katër të dyshuar për rastin në Banjskë të Zveçanit. Kjo sipas tyrë është bërë pasi nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rast.
“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të mërkurën.
Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?