Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria do të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për të rregulluar dëmet nga sulmi i së dielës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Qeveria është në pritje të krijimit të situatës për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës.

“Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”, ka thënë ai.

Çeku, po ashtu ka thënë se ende nuk kanë informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetar të Manastirit të Banjskës gjatë sulmit terrorist të 24 shatorit në veri.

Ai ka shtuar se hetimi po zhvillohet ende nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, mirëpo në bazë të komunikatave të Dioqezës Rashkë-Prizren ata kanë pasur një përpjekje për distancim nga terroristët.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button