Kurti thotë se sulmi në veri vërteton rëndesinë jetike për ringjaljen pluralizimit politik për serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmi i të dielës në Banjskë ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë, përcjell portali rtv21.tv
Ndërkaq lidhur me publikimin e videos ku shihet se në sulm ka marrë pjesë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.
“Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”, tha Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?