Kaloni te përmbajtja kryesore

Letoni-Shqipëri, formacionet zyrtare

Nga ora 20:45 në “Skonto Stadions” (Riga), zhvillohet përballja e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026 midis Letonisë dhe Shqipërisë.

Pas barazimit pa gola kundër Serbisë, Shqipëria kërkon fitoren për të ruajtur shpresat për Play-Off-in e këtyre kualifikueseve dhe vetëm fitorja do të ishte rezultat i pranuar sonte ndaj kombëtares së Letonisë.

Ndaj Letonisë, Shqipëria nuk ka fituar ndonjëherë, duke marrë pesë barazime nga pesë ballafaqime.

Qendërmbrojtësi Ajeti do mungojë për shkak të dëmtimit kështu që formacioni mbrojtës është rikonstrukturuar.

Këto janë formacionet zyrtare:

Letoni: Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Savaļnieks, Saveljevs, Zelenkovs, Ciganiks; Jaunzems, Ikaunieks; Gutkovskis

Shqipëri: Strakosha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Hoxha, Manaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button