Në mesin e atyre që humbën jetën në Austri është një kosovare

Në mesin e 11 viktimave që u vranë të martën në një shkollë në Grazë të Austrisë është edhe një vajzë nga qyteti i Vitisë.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami.
“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh”, ka shkruar Haliti në Facebook, teksa i shpreh ngushëllime familjes së vajzës së vrarë.
Haliti i ka shprehur ngushëllime edhe kryetares së Grazit, Elke Kahr.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?