Vendimi i ZRRE-së, Ajvazi: Zëri i bizneseve nuk fiket me rrymë

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të bizneseve, punëtorëve dhe qytetarëve në protestën paqësore që do të mbahet nesër (e mërkurë) kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor.
“Zëri i bizneseve nuk fiket me rrymë”, ka shkruar Ajvazi në Facebook.
Dhomat e tregtisë dhe industrisë në një konferencë për media, bënë të ditur se protesta e nesërme do të mbahet nga ora 11:00 deri në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Komuniteti i biznesit, ka kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë, derisa kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestë.
Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?