Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti takon Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës, diskutohen planet për të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Financave Hekuran Murati, kanë takuar sot Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Trepça, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Në takim u diskutua mbi veprimet e menjëhershme, planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.

Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

Qeveria synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor, thuhet në komunikatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button