Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.
Osmani në një postim në platformën X ka shkruar se Shala është një profesioniste e dalluar juridike.
“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder. I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Shala ka shërbyer zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1. Ajo po ashtu ishte koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje. Ajo është doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Gjenevë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?