Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti reagon për shpalljen e rezultateve të regjistrimit të popullsisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një analizë rreth rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë që u bënë publike javën e kaluar.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se “të dhënat e publikuara janë shumë të pakta”, por thekson se Kosova “ka 200 mijë banorë më pak” se në fund të vitit 2011 dhe se përveç pesë komunave, në të gjitha të tjerat ka rënie të numrit të banorëve.

“Rreth 33% e shtëpive/banesave janë të pabanueshme. Komunat me më së shumti shtëpi/banesa të pabanueshme janë: Dragashi 43%, Istogu 41%, Suhareka 41%, Klina 40%, Gjilani 39%, Vitia 39%, Feriza 39%, Fushë Kosova 38%, Lipjani 35%, Prizreni 35%, Kamenica 35%, e kështu me radhë”, shkruan Hoti në një postim në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se megjithëse “zhvillimet demografike në Kosovë janë të ngjashme me vendet e tjera sa i përket trendit”, Hoti thotë se “përmasat e zhvillimeve demografike janë shumë më të mëdha dhe më të shpejta, në veçanti viteve të fundit”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button