Kaloni te përmbajtja kryesore

“Ti po i fantazon gjërat”, Demaj përplaset me Muhaxherin në debat

(Lajm i përditësuar)

“Ti po i fantazon gjërat”, Demaj përplaset me Muhaxherin në debat

Debati për situatën politike në vend dhe zhvillimet brenda LDK-së ka vazhduar mes analistit Arton Muhaxheri dhe Emanuel Demajt.

Muhaxheri ka deklaruar se fati politik i Vjosa Osmanit është i lidhur me zhvillimet brenda LDK-së dhe me pozitën e kryetarit Lumir Abdixhiku. Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje politike po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Fati i Vjoses në LDK është i lidhur me fatin e Abdixhikut. Do të shkojmë në zgjedhje, sepse nuk ka zgjidhje të situatës. Në zgjedhje po shkojmë për shkak se Albin Kurti, kur i fton partnerët për të negociuar, bën hajgare. Kurti e di që LDK-ja është e përçarë. Në fund më kanë thënë: ‘S’po mundemi të merremi vesh me LDK-në, sepse këta kanë probleme’”, tha Muhaxheri.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Emanuel Demaj, i cili e ka akuzuar Muhaxherin se po bën parashikime dhe jo analiza të bazuara në fakte.

“Ti po i parashikon gjërat dhe po i fantazon. Unë po ta tregoj realitetin, ndërsa ti po i fantazon”, tha Demaj.

 


Debati eskalon në Click, Muhaxhiri-Demajt: Ti nuk din hiç kurgjo

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Click” në RTV21 mes analistëve Arton Muhaxhiri dhe Emanuel Demaj, teksa po diskutohej vizita e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Greqi.

Përplasja nisi pasi Demaj tha se posedon informacione lidhur me zhvillimet dhe takimet që janë diskutuar gjatë kësaj vizite, ndërsa Muhaxhiri e kundërshtoi duke vënë në dyshim saktësinë e pretendimeve të tij.

“Ti nuk din hiç kurgjo, s’ki lidhje se çka është diskutuar atje. Zero informacione”, tha Arton Muhaxhiri.

Demaj reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke insistuar se informacionet që paraqet janë të sakta.

“Lëri përrallat, mos gënje. Unë po them se kam informacione”, iu kundërpërgjigj Emanuel Demaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button