Kaloni te përmbajtja kryesore

“Pse vetëm Devollët? I kanë shpallur armiq të qeverisë”, Canaj me akuza ndaj Qeverisë Kurti

(Lajm i përditësuar)

“Pse vetëm Devollët? I kanë shpallur armiq të qeverisë”, Canaj me akuza ndaj Qeverisë Kurti

Analisti Blerim Canaj ka kritikuar qasjen e Qeverisë në detyrë ndaj bizneseve, duke përmendur rastin e Devollve dhe duke thënë se kjo kompani është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.

Sipas Canajt, institucionet nuk duhet të sulmojnë bizneset që kontribuojnë në ekonominë e vendit, ndërsa ka ngritur pyetje për mënyrën se si trajtohen rastet e kontrolleve ndaj bizneseve.

“Shkon e sulmon një kompani që është tatimpaguesi më i madh në vend. Pse nuk shkuan të kontrollojnë te piceria, por vetëm pasi u helmuan? Pse qohen dhe i sulmojnë vetëm Devollët? I kanë shpallur armiq të qeverisë. Pse armiq të popullit? Nëse i krahason Devollët me Albin Kurtin, Kurti  ka bërë 0,00000% në krahasim me ta”, tha Canaj.

 


“Abdixhiku e ka larguar kryetarin e degës në Cyrih”, Canaj

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po përballet me pakënaqësi brenda strukturave të partisë.

Sipas tij, largimi i kryetarit të degës së LDK-së në Cyrih dhe emërimi i një personi tjetër të afërt me Abdixhikun ka qenë një tentativë për zgjerimin e rrethit të tij, por ka harruar rolin e delegatëve.

“Lumir Abdixhiku u qu edhe e ka largu kryetarin e degës në Cyrih dhe ka ardhur dikush tjetër i afërt me të. Ka shpresuar që po e zgjeron rrethin e tij, por ka harruar se aty ka delegatë”, tha Canaj, duke u bazuar në informacionet e tij.

 


”Pse Bedri Hamza shkoi i vetëm te Kurti?” Canaj: Kurti e di që s’ka asgjë nga LDK-ja

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, duke u ndalur te takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe te raportet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Canaj tha se nuk e kupton arsyen pse Hamza në takim te Kurti shkojë vetëm.

“Nuk e di pse Bedri Hamza shkoi në takim me Kurtin vetëm”, tha Canaj.

Ai shtoi se, sipas tij, LDK-ja po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme, ndërsa vlerësoi se as Vetëvendosje dhe as LDK nuk e shohin të realizueshëm një koalicion mes tyre.

“LDK po mundohet t’i kamuflojë problemet e veta të rënda, madje tejet të rënda, me këto gjëra. Edhe Albin Kurti e di që nuk ka asgjë prej LDK-së, ndërsa edhe vetë LDK e di se nuk e ka kapacitetin për një koalicion”, deklaroi Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button