Kasapolli-qytetarëve: Mos u mashtroni, Trusti nuk është sukses i Albin Kurtit

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli-qytetarëve: Mos u mashtroni, Trusti nuk është sukses i Albin Kurtit
Analisti Gzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit lidhur me performancën e Trustit, duke kundërshtuar pretendimet se kjo paraqet sukses të Qeverisë.
Sipas Kasapollit, ndryshimet në vlerën e Trustit nuk janë rezultat i politikave qeveritare, por lidhen me lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare.
“Çështja e Trustit nuk është sukses i qeverisë, nuk është sukses i Albin Kurtit. Është lëkundje e tregjeve ndërkombëtare. Mos u mashtroni”, tha Kasapolli.
Ai shtoi se performanca e fondeve pensionale ndikohet nga zhvillimet në tregjet globale dhe jo domosdoshmërisht nga veprimet e institucioneve vendore.
Kasapolli: Takimi Kurti-Abdixhiku-Osmani ishte vetëm për poste, nuk u fol për parime
Analisti Gëzim Kasapolli ka vlerësuar se takimet e fundit mes liderëve politikë nuk janë zhvilluar për çështje parimore, por kanë pasur në fokus ndarjen e përgjegjësive institucionale dhe postet shtetërore.
Në “Click” të RTV21, Kasapolli tha se nuk beson që në këto takime është diskutuar për parime politike, pasi sipas tij secili lider ka hyrë në bisedime me synime të qarta politike.
“Me më thënë mua që në këto takime kanë folur për parime, nuk e besoj, pasi secili prej tyre ka shkuar për pozicione të caktuara”, tha Kasapolli.
Kasapolli u ndal te takimi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se Hamza ka paraqitur qëndrimet e partisë së tij.
“Bedri Hamza ka shkuar ta prezantojë qëndrimin e vet”, u shpreh ai.
Sipas Kasapollit, edhe takimi ndërmjet Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut dhe presidentes Vjosa Osmani ka qenë i përqendruar te çështja e ndarjes së posteve institucionale.
“Takimi Kurti-Abdixhiku-Osmani është diskutuar vetëm për poste, për president”, deklaroi Kasapolli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?