Kandidati i PDK-së për Zubin Potokun tregon projektet me prioritet për këtë komunë

Kandidati për kryetar të komunës së Zubin Potokut nga PDK njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komuna, Izmir Zeqiri në debatin zgjedhor të RTV21 tregoi planet për 4 vitet e ardhshme qeverisëse për këtë komunë.
Ai tha se do të ketë do të ketë investime në ngritjen ekonomike në zonat rurale.
“Në bazë të rrethanave buxhetore cilave na lejohet ne kemi përgaditur edhe platformat për katër vitet e ardhshme natyrisht ne si prioritete kemi pa që aty duhet të investohet do të thotë në ngritjen e ekonomike të pjesës rurale më tepër, por natyrisht pa e lënë anash asnjë faktor”, tha ai.
Ai ndër të tjera tha se prioritetet në kuadër të investimit do të bëhen në sektorin e bujqësisë, në blegtori, në turizëm dhe në ndërtimin e çerdheve për fëmijë. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?