Kaloni te përmbajtja kryesore

Komandanti i FSK-së kërkon që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marr pjesë në Konferencën e 28-të të nismës SHBA-Karta e Adriatikut A5.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Jashari citohet të ketë folur në konferencë për nevojën dhe rëndësinë që Republika e Kosovës, të bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë nismë.

Ky veprim, sipas Jasharit, do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Poashtu në kuadër të konferencës, KOMFSK ka realizuar takimet bilaterale me Komandantin e Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëherit Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkeëich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Kjo konferencë u realizua në Tiranë të Shqipërisë, në të cilën pjesëmarrës ishin Shefat e Mbrojtjes të vendeve fqinje dhe Agjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare, të cilën kanë partneritet me shtetet përkatëse të rajonit.

“Kjo konferencë është udhëhequr nga Komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), Komandanti Suprem i Forcave Aleate pë Evropë (SACEUR) dhe bashkëkryesuar nga Shqipëria dhe Bosnie Hercegovina”, thuhet në njoftim.

Në konferencë, sipas FSK-së është theksuar rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në favor të ballafaqimit me sfidat e sigurisë.

Aty u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit civilo-ushtarak, për adresim të sfidave të sigurisë në shumë dimensione.

Shtetet pjesëmarrëse, sipas komunikatës së FSK-së, u pajtuan që nisma të tilla i shërbejnë sigurisë në rajon dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button