VV premton: Në Zubin Potok, çdo qytetar do të trajtohet njësoj

Në debatin zgjedhor të mbajtur në RTV21, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Zubin Potokut, Vedat Mehmeti, prezantoi pikat kryesore të programit të tij qeverisës.
Ai theksoi rëndësinë e një strategjie të mirëfilltë zhvillimore në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke premtuar mbështetje për të gjithë qytetarët pa dallim.
Programi i VV-së për këtë komunë përfshin fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, bujqësia, administrata publike, shërbimet publike, infrastruktura, kultura, rinia dhe sporti, ambienti dhe ekonomia.
“Fillimisht do ta hartojmë strategjinë zhvillimore të Zubin Potokut në koordinim me Qeverinë. Programin tonë e kemi të ndarë në disa fusha: arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, administratën publike, shërbimet publike, infrastrukturën, kulturën, rininë dhe sportin, ambientin dhe ekonominë. Në bazë të këtij plani, Lëvizja Vetëvendosje do t’i përkrahë të gjithë qytetarët pa dallim në Zubin Potok”, deklaroi Mehmeti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?