Lajçak e Vuçiq bisedojnë për ecurinë e procesit të dialogut

Në margjina të Forumit në Davos, emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Diplomati sllovak ka thënë se kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Patëm një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?