Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zhvillimet në Luginën e Preshevës, Bislimi takohet me deputetin Kamberi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka takuar sot deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë, u tha në takim.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti ka ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50 për qind, një milion më shumë sesa për vitin 2023, e gjithë kjo me qëllim mbështetjes në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës shqipe.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button