Fetoshi: Peticioni e dëshmon që Vuciq është faktori i cili ju thotë serbëve në veri braktisni insitucionet e Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Fetoshi: Peticioni e dëshmon që Vuciq është faktori i cili ju thotë serbëve në veri braktisni insitucionet e Kosovës
Peticioni i nisur sot nga serbët e Kosovës për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore, sipas analistit politik, Arben Fetoshit e dëshmon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është faktori, i cili me telekomand ju thotë serbëve në veri braktisni insitucionet e Kosovës.
”Peticioni i sotëm e dëshmon që problemi në veri është eksluzivsht politik dhe e dëshmon faktin që Vuciq është faktori i cili me telekomand ju thotë serbëve në veri braktisni insitucionet e Kosovës dhe ju thotë shkoni nëshkruani peticion me dokumente të Kosovës”, tha Fetoshi në “Click” në RTV21.
Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, Peci: Nuk ka pasur nevojë që këta kryetarë të largohen në këtë mënyrë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me peticionin e nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore, tha se nuk ka pasur nevojë që këta kryetarë të largohen në këtë mënyrë.
”Nëse vijmë deri te zgjedhjet është në inters të Serbisë që në atë pjesë të vendit t’i ketë përfaqësuesit e vet. Pas dështimit të Bajnskës, Vuçiqit nuk i ka mbetur rrugë tjetër ,po t’i rikthehet edhe një herë një zgjidhje politike dhe që pushtetin serbë atje ta marrin në mënyrë legjitime”, tha Peci.
Muhaxhiri: Nuk është askush i çmendur që realisht të nis luftë
Analisti Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 tha se me prezencën e madhe të NATO-së nuk ka rrezik për ndonjë luftë, teksa nuk ka përjashtuar mundësin e incidenteve.
”Nuk është askush i çmendur që realisht të nis luftë, incidente do ketë jo vetëm në Kosovës, por edhe në vende tjera”, tha Muhaxhiri ndër tjera.
Peci: Armatimi i Kosovës nuk është ngjarje e rastit, nuk varet vetëm nga dëshira jonë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Ballkani dhe armatimi i Kosovës nuk është ngjarje e rastit.
Peci tutje theksoi se me pajisjen me armatim kuptohet se se jemi në një fazë që paqja në ballkan do jetë më e sigurt.
”Nuk varet vetëm nga dëshira jonë për të blerë armatim sepse ne mund të blejmë, por mund të mos na e shesin, SHBA thonë jo, mirëpo puna këtu qëndron spese realisht në këtë fazë çfare jemi paqja në ballkan do jetë me sigurt nëse do ndertohen kapacitete të secilit shtet”, tha ndër tjera Peci.
Lama: Ka rritje të investimeve në armatim në Evropë
Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se situata në Kosovës dhe rajon është e tensionuar duke i përmendur konfliktet mes disa vendeve në botë.
Lama tutje tha se ”ka rritje të investimeve në armatim në Evropë, mund të themi edhe në botë”.
Ajo tutje ka shtuar se deklarat se do ketë luftë këtë vit janë eksagjëruar, teksa ka shtuar se mund të ketë ndonjë tension të caktuar./21Media
”
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?