Kaloni te përmbajtja kryesore

VV dorëzon në PZAP dy ankesa

Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Siç bëhet e ditur nga kjo parti njëra është ushtruar ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, për deklaratën e tij se “duhet tërhequr zvarrë” Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tjetra ndaj subjektit politik Lista Serbe për ekspozimin e parullës “Për vëlla Milanin” gjatë tubimit hapës.

VV-ja ka konsideruar se në këto ankesa evidentohen shkelje serioze të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të cilat cenojnë procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.

PZAP-së deri tash i është drejtuar edhe Partia Demokratike e Kosovës lidhur me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, me arsyen për “kërcënim, shantazh, shpifje dhe fyerje”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button