Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani pret ambasadorin francez: Funksionalizimi i plotë i institucioneve është prioritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Kopenhagë, Osmani dhe ambasadori Guérot biseduan edhe për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit dhe për koordinimin rreth çështjeve që do të trajtohen aty.

Osmani theksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Francën, veçanërisht në fushën e sigurisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button