Vuçiq i thotë komisioneres së BE-së se Serbia është e përkushtuar për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se është takuar me komisioneren e BE-së, Ylva Johansson, për të folur për bashkëpunimin me Bashkimin Europian.
Mirëpo pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Unë thash se shteti i Serbisë është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por që është thelbësore të theksohet siguria e popullsisë së Serbisë, dhe të kryej të gjitha obligimet të marrëveshjes të arritura deri tani, pa e zgjatur më shumë. Unë theksova se me Kosovën jemi në një situatë të vështirë, dhe se serbet në Kosovë janë duke hasur në presion të madh, dhe detyrimet tjera të shkaktuara nga Prishtina”, ka shkruar Vuçiq.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?