Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Sllovenia, mbështetëse e fortë e Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj Natasha Pirc Musar, dhe popullin slloven për ditën shtetërore.

Osmani tha se “Sllovenia ka pasur arritje të jashtëzakonshme”, duke shprehur falënderim për shtetin slloven për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkroi Osmani në platformën “X”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button