Kaloni te përmbajtja kryesore

Vjosa Osmani: Kosova i bashkohet botës në zi për humbjen e Papa Françeskut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së Papa Fraçeskut mëngjesin e së hënës.

Në platformën “X”, Osmani ka shkruar se Papa Fraçesku ishte zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa Papa Fraçesku vdiq në moshën 88 vjeçare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button