Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në Prizren, tre të lënduar

Tre persona mbetën të lënduar nga vetaksidenti në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, derisa shoferi ka marrë lëndime më të rënda.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, përveç personave të lënduar edhe dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

“Sot, më datë 31.08.2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është raportuar një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, tre persona (ngasësi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë. Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës, Emergjenca dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale”, tha Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button