Ndalohet një person në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia

Një person është ndaluar dje në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, pasi që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, nga Serbia.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit janë gjetur 13 mijë e 992 euro; 17 mijë e 880 euro dhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 euro.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijes Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?