UEFA ngushëllon për vdekjen tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

UEFA ka reaguar me një letër ngushëllimi pas lajmit tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, sulmuesit të Liverpoolit dhe Kombëtares së Portugalisë, si dhe të vëllait të tij, André Silva.
“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, mësuam me hidhërim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Ngjarja e rëndë ka prekur thellë botën e futbollit, me shumë figura dhe institucione që po shprehin ngushëllimet e tyre.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?