Maqedonci për deklaratat e Trump janë bërë në të kaluarën

Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me deklaratat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kur tha se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë, duke i kërcënuar shtetet se “nëse hyjnë në përplasje nuk do të kenë tregti me SHBA-në”.
Maqedonci tha se deklaratat e presidentit Trump kanë të bëjnë me të kaluarën dhe nuk kanë të bëjnë me aktualitetin.
“Rreth çështjes së deklaratave të presidentit Trump janë bërë në kontekstin e kohës për të cilën vet presidenti ka folë dhe jo sitatën aktuale’’, tha Maqedonci.
Lidhur me këto deklarata një ditë më parë kryeministri në detyrë Kurti ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë informacionet që ka SHBA-ja dhe se SHBA-të kanë më shumë njohuri lidhur me planet e Serbisë./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?