Kaloni te përmbajtja kryesore

U tentua të futeshin 4200 euro, ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e 4200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka treguar se i burgosuri, për të cilin kishin qenë të dedikuara mjetet financiare, është veçuar dhe është iniciuar procedurë disiplinore.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjetet monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. I burgosuri, ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Falënderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin. Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button