Kaloni te përmbajtja kryesore

Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj sulmeve ajrore të Indisë kundër Pakistanit.

India nisi sulme me raketa në të paktën tre vende në territorin e kontrolluar nga Pakistani, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas zyrtarëve të sigurisë pakistaneze.

Trump e quajti përshkallëzimin më të ri midis dy armiqve bërthamorë si një “turp”.

“Është turp. Sapo dëgjuam për këtë ndërsa po kalonim nëpër dyert e Zyrë Ovale. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë. Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button