The New York Times raportoi për lidhjet e Vuçiq me krimin, reagon Presidenca e Kosovës

Prestigjiozja amerikane New York Time ka publikuar një artikull në të cilin përmenden lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me krimin në Serbi.
Përmes atij artikulli kjo gazetë faktet e paraqitura i ka lidhur me me djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilon.
Lidhur me këtë ka reaguar sot në Twitter Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se njerëzit e Vuçiqit mund të kontrollojnë disa media në Serbi, por jo edhe New York Time.
”Diplomatët që ndoqën nga afër Serbinë nuk mund të befasohen me artikullin e New York Time për ngatërresën e Vuçiqit me grupet e krimit. Pyetja është se çfarë do të bëjnë për këtë! Mbi këtë arritje “madhështore”. Në fund të fundit, ju mund të kontrolloni Pink dhe Informer, por jo NYT”, ka shkruar Vela./21Media
Diplomats that followed closely Serbia cannot be surprised with NYT’s article on Vučić’s entanglement with crime groups. The question is what they’ll do about it!
Čestitamo @BUKAiSu na ovom “veličanstvenom” dostignuću. Uostalom, možete kontrolišete Pink i Informer, ali ne i NYT. pic.twitter.com/iIpVEFuJ0C
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 4, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?