Tahiri për takimet me ish-krerët e partisë së tij në Hagë: Marrim kurajo, besim dhe fuqi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 ka folur edhe për vizitat që i ka bërë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-krerët e partisë së tij, në Hagë, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.
”Hyrja fillimisht është e rëndë emocionalisht, daljen e kemi shumë më të lehtë, sepse marrim kurajo dhe besim nga ata njerëz. Kjo është një betejë e Kosovës ata nuk po ballafaqohen për interesa personale ata po ballafaqohen për betejën e fundit të Kosovës, atyre iu ra hise, do të dalin fitimtar”, tha Tahiri.
Ai tutje ka shtuar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fokusar vetëm në procesin gjyqësor të tyre, teksa tha se temat rreth politikës për ta do jenë ”një dashakeqësie me lendu procesin”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?