”Qeveria e re e udhëhequr nga Hamza”, Tahiri: Krasniqi në takim i tha Kurtit se do jetë një opozitar konstruktiv

(Lajm i përditësuar)
Tahiri: As Lumiri e Haradinaj nuk na ka pyet a po shkojmë a spo shkojmë në takime të thirrura nga Qeveria
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 ka thënë se partitë opozitare asnjëherë nuk janë kordinuar për të shkuar së bashku në takime të thirrura nga Qeveria e Kosovës.
”Me gjithë respektin për kolegët opozitarë, por duhet të shohim nga e ardhmja”, tha Tahiri teksa u përgjigj rreth reagimeve të LDK-së për takimin e Krasniqit me Kurtin.
Tahiri tutje ka shtuar se ”ne sjemi kordinuar asnjëherë si opozitë a te shkojmë apo mos te shkojme në takime, ju kemi përgjigjur veç e veç ftesave”.
Ndër tjera, Tahiri duke komentuar këtë takim me Kurtin tha se ”as Lumiri e Haradinaj nuk na ka pyetë a po shkojmë a spo shkojmë në takime të thirrura nga Qeveria”.
Tahiri: Në vitin 2024 në agjendën tonë për arsim duhet të flasim për dixhitalizim, kurse ne flasim për libra
Partia Demokratike e Kosovës me kanditatin e saj për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën synon që ekonomia në Kosovë do jetë më e mirër. Kështu tha sot në ”Click” të RTV21 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
”Gjendja e pa shpresë e qytetarëve që nesër do e kenë një ekonomi më të mirë një pagë më të mirë, një arsim më të mirë. Ne në vitin 2024 në agjendën tonë për arsim duhet të flasim për dixhitalizim, ne flasim për libra këtu na ka sjell Qeveria”, tha Kurti.
Tahiri: Me Bedri Hamzën primare do jetë kosotoja e jetesës që sot është vështirësuar shumë
Partia Demokratike e Kosovës me kanditatin e saj për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën synon që kosotja e jetesës së qytetarëve të permisohet.
”Kostoja e jetesës që sot është vështirësuar shumë, më së miri do rregullohet me Bedri Hamën”. tha Tahiri.
Tahiri: Puna e Hamzës flet shumë për qeverisjen e ardhshëme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ditët në vijim do e shfaq programin për qeverisjen e ardhshëme.
”Hamza ditët në vijim do e shpalos programin e tij, puna e Hamzës flet shumë për qeverisjen e ardhshëme, ai mund të tingllojë vec si një emër, por ai përfaqëson një subjekt të madh”, tha Tahiri.
Koalicion me VV-në? Tahiri: Vija të kuqe nuk kemi
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se ai do ta mbështes programin e kanditatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën për Qeverinë e re.
Duke komentuar mundësinë e koalicioneve me LDK-në apo edhe me VV-në Tahiri u shpreh se PDK-ja nuk ka ”vija të kuqe asnjëherë”.
”Qeveria e re e udhëhequr nga Hamza”, Tahiri: Krasniqi në takim i tha Kurtit se do jetë një opozitar konstruktiv
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria e re do përbëhet nga opozita, teksa shtoi se LVV-ja do jetë në opozitë.
”Jam i bindur se Qeveria e re do ta udhëheqë mandatri ynë dhe do përbëhet nga opozita”, tha Tahiri.
Ai tutje tha se Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi edhe gjatë takimit që e ka pasur me Kurtin ia ka thënë se do jetë një ”opozitar konstruktiv”.
Tahiri: Kurti e ka shumë të qartë se nuk do jetë kryeministër në mandatin e ardhshëm
Duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se nuk mund të organizohen pa bashkëpunim me LVV-në.
Ai tutje u shpreh i bindur se Kryeminsitri, Albin Kurti është i vetëdijshëm se nuk do jetë më kryeministër.
”Kurti po hap rrugë, Kurti e ka shumë të qartë se nuk do jetë kryeministër i ardhshëm”, tha Tahiri
Takimi me Kurtin, Tahiri: Kurti kishte dy tema në agjendën e tij, por interesi ynë ishte të diskutojmë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 ka folur për takimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
”Ne e kemi bërë të qartë se në takim po shkojmë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve. Në agjendën e Kurtit ishin dy tema për çka ne nuk patem interes, nuk shkuam për zgjedhje”, tha Tahiri.
Tahiri: Kemi humbur shumë besimin te partnerët, e kemi barikadë Qeverinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se Kosova ka humbur besimin shumë te partnerët ndërkombëtarë.
Tahiri ndër tjera ka shtuar se ”Nuk bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë”.
Lidhur me këto ngecje të Kosovës, Tahiri ka shtuar se ”E kemi barikadë Qeverinë e Kosovë”.
Tahiri: Drafti i Asociacionit mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se drafti i Asociacionit mund të ndryshoj me një qeveri të re.
”Ky Draft mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij” tha Tahiri.
”Qytetarët do reflektojnë”, Tahiri: Nuk do të votojnë për këta 5-6 muaj të qeverisë Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se qytetarët e Kosovës do reflektojnë rreth votës së tyre duke u bazuar në punën e Qeverisë Kurti.
”Qytetarët e Kosovës nuk do të votojnë për këto 5-6 muaj të qeverisë Kurti, por do votojnë për 4 vitet e jetës e tyre”, tha Tahiri.
Tahiri: Zgjedhjet e reja janë rruga e duhur për jë qeveri të re
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 ka folur për zgjedhjet në Kosovë.
Ai tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë rruga e duhur për ta sjellë një Qeveri të re në Kosovë.
Tahiri tutje u shpreh se ”Rruga e duhur për ta sjell një kryeministër të ri, që besojmë se do jetë Bedri Hamza”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?