Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla: Përkundër sfidave, Kosova triumfoi

Viti 2023 është shënuar me rezultate në përpjekjet për garantim të rendit e sigurisë publike, kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postim në Facebook, Sveçla  ka thënë se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i përbashkët.

“Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit. Këtë vit, u ballafaquam me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës sonë. Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, ka shkruar ai.

Ka thënë se përkundër këtyre sfidave, Republika triumfoi mbi krimin e terrorizmin.

Sipas tij, zyrtarët policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button