Kaloni te përmbajtja kryesore

​Stuhi e fortë godet Valencinë

Një stuhi e fortë goditi rajonin spanjoll Valencia, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke mbuluar veturat me breshër.

Qytetet në të gjithë rajonin u goditën nga rrebeshe të papritura breshëri që sollën bllokimin e trafikut, por nuk raportohet për dëme dhe viktima.

Pamjet nga mediat sociale tregojnë breshër dhe shi të rrëmbyeshëm.

Vendet më të prekura ishin Guadassequies, Calles, Villar del Arzobispo dhe l’Olleria, ku shtresat e breshrit mbulonin pjesërisht automjetet.

Rreth 1000 efektivë të shërbimeve të urgjencës janë përfshirë në ndërhyrje, duke eliminuar dëmet.

Valencia, një rajon i njohur turistik ku normalisht pritet mot i ngrohtë në këtë kohë të vitit, ende po përballet me pasojat e ekstremeve të mëparshme të motit – rreth 2 mijë njerëz ishin ende të zhvendosur nga stuhia në fund të vitit 2024.

Në tetor 2024, Valencia u godit nga një stuhi shkatërruese që shkaktoi përmbytje katastrofike dhe mori 228 jetë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button