Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja për media në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button